Raportohet se të paktën 101 persona janë arrestuar gjatë protestave në Francë. Vendimi i qeverisë Macron për të rritur çmimin e naftës ka detyruar qindra e mijëra francezë të dynden rrugëve për të protestuar kundër një reforme të tillë.
Sipas një deklarate të bërë nga drejtoria e policisë theksohet se si pasojë e ngjarjeve të ndodhura në portestat e zhvilluara në bulevardin Champs-Elysees të Parisit janë arrestuar 101 persona.
Protestuesit “jelekët e verdhë”, të cilët protestojnë taksën shtesë të vendosur nga qeveria për karburantet, zhvilluan protesta ditën e djeshme në Paris dhe në shumë qytete të tjerë. Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve të cilët shkaktuan dëme në Champs-Elysees dhe nisën ngjarjet e dhunës dhe të cilët vendosën zjarre në disa vende. Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe akteve të dhunës nga protestuesit policia ndërmorri ndërhyrje të ashpra, raporton AA.
Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner në një deklaratë njoftoi se në rreth 1.600 protesta të zhvilluara në të gjithë vendin kishin marrë pjesë rreth 106 mijë persona.