Tashmë kanë kaluar dy muaj që nga vrasja në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku i pranishëm ishte edhe Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe kjo e fundit nuk ishte bërë fare e gjallë.
Nga postimet e shumta që bënte në rrjetet sociale, Elvana tashmë nuk poston asgjë. Por kjo nuk do të thotë që këngëtarja nuk futet fare në Instagram.
Në pjesën ku Instagrami të lejon të shikosh aktivitetet, pëlqimet apo komentet që kanë bërë ndjekësit e tu së fundmi, Elvana Gjata duket se ka qenë aktive. Ajo ka filluar të ndjekë dhe deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Qyrbjan.
Mbrëmjen e 4 tetorit nga përleshja me armë zjarri në ish-bllok humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën pronari i basteve sportive Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljo Hato.
Në kërkim u shpallën Ervin Mata, komandoja Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushi dhe Ajaks Boshnjaku, i cili u vetedorezua mbrwmjen e sotme vetwm para pak minutash.
Pak orë pas ngjarjes në prangat e policisë ra Geldo Hoti, mik me Ervin Matën i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në momentin e ngjarjes.