Gaz lotsjellës u hodh nga policia amerikane, kundër emigrantëve të ndaluar në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.
Gjithë incidentet ndodhën mes zonës së Tijuana dhe San Diego, gjatë së shtunës dhe të dielës.
Autoritetet amerikane kishin mbyllur kufirin prej pak kohësh, pas tentativës për sulm nga ana e një grupi emigrantësh të cilët donin të hynin me forcë në SHBA.
Në fotogaleri mund të shihni momente nga përplasja, tym dhe kapërcim muri.
Por pjesë e këtyre skenave janë bërë edhe fëmijë të vegjël, të cilët bashkë me prindërit e tyre tentonin të preknin “ëndrrën amerikane”.