Kryeministri, Edi Rama, duket se ka thyer në njëfarë mënyrë heshtjen lidhur me taksën doganore 100% të Kosovës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Teksa po qëndron në Kosovë, ku sot pritet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama ka shprehur qartë mbështjetjen për aksionin tregtar të Kosovës në një foto me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës Endrit Shala.
Mbi foto, shkruhet 100%. Dhe Shala shkruan: “Foto dhe mbishkrimi 100% , e bërë vetë nga z. Rama”.