osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD nuk zgjedh dot më! PD-në e zgjedhin…!

PD nuk zgjedh dot më! PD-në e zgjedhin…!

Nga Mero Baze

Kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër do të jetë Dashamir Aliko. Përkundër reaksionit që shkakton emri i tij në publik, pasi ka qenë për vite të tëra kryetar i Komunës së Lazaratit, kur hashashi kultivohej dhe përpunohej në mënyrë industriale, ka një reaksion më të keq brenda PD. Janë ata që reagojnë me heshtje dhe mospërfillje ndaj këtij degradimi të PD.

Në qytetin e Gjirokastrës, duket se nuk ka më njerëz që shpresojnë tek PD, dhe vetë PD është rikthyer 20 vite më pas, tek Dashamir Aliko.

Dmth, nëse ka një problem PD, nuk është pse ka përfunduar tek Dashamir Aliko, por tek shpërbërja reale që i ka ndodhur në Gjirokastër, ku dhe ata pak intelektualë të qytetit, të cilët kanë tentuar disa herë ta përfaqësojnë PD, kanë mbyll telefonin dhe nuk kanë dalë nga shtëpia, duke e lënë PD në rënie të lirë. Kështu që Aliko nuk është zgjedhur aty si shpresë, por si një njeri që i ka mbetur PD në dorë.

Në Lushnjë, Lulzim Basha ka tentuar të mos zgjedhë Myslym Murrizin si kryetar të degës së qytetit të Lushnjës. Por një ditë para zgjedhjeve, ka ndodhur diçka dhe më e pangjarë.

Myslym Murrizi ka shpallur shkrirjen e degës së PD në Lushnjë, kthimin e saj në nëndegë, së bashku me PD e rrethit, dhe ka garuar si kryetar i PD së gjithë rrethit të Lushnjës, një strukturë që nuk ekziston në statutin e PD. Dhe nuk ka lejuar as kandidatë përballë.

Lulzim Basha është detyruar ta pranojë këtë puç stukturor. Arsyeja është se Myslm Murrizi është përdorur nga Basha kohë më parë për historitë e spastrimeve në PD dhe ka histori që Lulzim Basha nuk ka dëshirë të bëhen publike, si e ka arritur këtë.

Duke ditur që Murrizi nuk e mban dot gjatë sekretin, ka pranuar që të përdhunohet prej tij dhe statuti i PD dhe meqë nuk e donte për kryetar të qytetit, tani e pranon kryetar të gjithë rrethit, edhe pse një strukturë e tillë nuk ekziston.

Në Durrës, është zgjedhur kryetar Ferdinand Xhaferaj. Si i tillë ky është zgjedhur për herë të parë në vitin 1995. Më pas ka ikur nga PD më 1998, ka formuar parti tjetër, ka sulmuar PD, është rikthyer në PD pas 2005 është bërë ministër qesharak, pastaj kandidat qesharak bashkie, ka humbur thellë dhe tani është zgjedhur kryetar i PD.

Nuk është se Lulzim Basha është i lumtur për këtë, por është i pafuqishëm të ndalë degradimin PD. E vërteta është se PD reale ka ikur në shtëpi dhe kryetar mund të bëhet ai që ka një palë çelsa zyre dhe që ka ende vullnet të shkojë të ndezë herë pas here dritat e zyrës.

Durrësi, i cili është qyteti me potencialin më të madh për të qenë me të djathtën, në fakt është aq i painteresuar për PD e Bashës, saqë ajo i ka mbetur në dorë Ferdinandit.

Në Kamëz, është zgjedhur kryetar i PD Xhelal Mziu, me 99 për qind të votave, vetëm me ngritje dore. Një njeri i arrestuar nën akuza për korrupsion, dhe i ballafaquar me dhunë seksuale ndaj punonjëseve të veta, të cilat janë detyruar të arratisen nga dhuna seksuale, një simbol I vulgaritetit dhe keqqeverisjes, tani i ka dalë zot “tokës së xanun”, edhe si kryetar i PD.

Shembuj të tillë mund të marrësh në çdo qytet të Shqipërisë.

Zhvillimet dramatike brenda PD ditët e fundit, janë një shenjë e qartë e pafuqisë së Lulzim Bashës për t’u përballur me elementë të cilët shpërfillin autoritetin e tij dhe diktojnë vetëzgjedhjet në degët lokale.

Ai tentoi të marrë kontrollin në PD duke përdorur elementë të tillë dhe tani që PD po bie në “rënie të lirë”, ata shpërfillin çdo gjë dhe vendosin vetë se çfarë duhet të bëhen.

Lulzim Basha nuk është i lirë t’i diktojë zgjedhjet, as t’i kontrollojë duke futur elementë të ri. Ai ka ngjallur një klimë dëshpëruese në PD, saqë, kushdo që ka një alternativë tjetër, qoftë dhe ofertë nga qeveria, ikën e shikon punën e vet.

Arsyeja është se Lulzim Basha, ka vrarë nervin politik të PD, ka vrarë dëshirën për të luftuar politikisht brenda PD, duke e kthyer çdo gjë në pazar, dhe tani pazarxhinjtë po marrin në natyrë atë që prisnin të merrnin, nëse Basha do bëhej ndonjë herë kryetar.

Ata janë një çetë e shthurur, ku secili rrëmben atë që mund dhe atë që do, dhe Lulzim Basha është i detyruar t’i pranojë.

Pafuqia e tij për ta ndalur rrënimin, buron tek filozofia e tij për të marrë kontrollin e PD përmes pazareve të pista, përmes vrasjes së zgjedhjeve që në garën e parë me Sokol Olldashin, përmes mjedisit ordiner, përmes njerëzve me lekë dhe atyre që bëjnë të fortin brenda PD. Dhe kur një lider nuk ka më fuqi të ndahet nga simbole të tilla si droga, harbutllëku, manjakët seksualë dhe budallallëku, nuk mund ti bindë shqiptarët se, nëse vjen në pushtet do të luftojë këto fenomene.

Ky proces, i cili po zhvillohet thuajse pa pikën e interesit për gjithë shoqërinë, tregon se PD është më keq se në vitin 1997, kur së paku në zyrat e saj trokiste ndonjë idealist .

Tani zyrat e PD, thjesht i zapton kujt t’i teket. Nga ata që Lulzim Basha nuk guxon as t’u bëjë telefon, se i përmendin çfarë bënë për të, që të bëhej kryetar.

Lulzim Basha nuk bën dot më zgjedhje në PD.

PD nuk zgjedh dot më!

Partinë Demokratike, e zgjedhin tashmë si strehë të tyre, simbolet më të këqija të shoqërisë. Dhe Basha është i dënuar të rrijë e të vështrojë.