Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka përfunduar takimin e parë gajtë vizitës së tij në Tiranë, vizitë e cila u zhvillua me Kryeministrin Rama në ambientet e Kryeministrisë.
Në përfundim të takimit Presidenti Juncker dhe Rama mbajtën një konferencë të përbashkët për të zbardhur detaje më tepër rreth asaj se çfarë u diskutua në tavolinë.
Si në çdo konferencë nuk kanë munguar edhe gazetarët të cilët drejtuan pyetje për presidentin.
Juncker u shpreh i impresionuar nga ecuaria e Shqipërisë e ndërsa nuk la pa falenderuar dhe lëshuar batuta me gazetarët. Ajo që ran ë sy ishte batuta në fund të përgjigjes së tij “Faleminderit shumë. Jam i uritur”.
Kështu ka preferuar ta mbyllë takimin e parë zyrtar në Tiranë Juncker e ndërsa qëndrimi i tij pritet të jetë deri të hënën pasdite.