osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në Tiranë kërcen hareja, tunden shamitë e gëzimit…

Në Tiranë kërcen hareja, tunden shamitë e gëzimit…

Vallet në përgjithësi janë emocion i shpirtit dhe shprehin atë që ndien brenda vetes në një çast të caktuar dhe të jep forcë për t’u çuar e për të “fluturuar”.

Vallet shprehin vlerat artistike të një populli, të një krahine ku luhet dhe interpretohet. Ato janë të lidhura me punët, stinët, dasmat dhe gëzimet të tjera. Karakteri i shqiptarëve, dinamik në lëvizje, pasqyrohet edhe tek valltarët, që interpretojnë me të gjitha pjesët e trupit.

Dallimet midis valleve nuk janë vetëm në emra dhe historitë e tyre, por kanë edhe dallimin mal-fushë.

Nëse vallet e fushës kanë lëvizje më tepër horizontale, prekin tokën sikur e përkëdhelin, në vallet e malësisë valltarët brofin përpjetë sikur duan të arrijnë lartësinë e maleve.

Në Shqipëri vallet janë të ndara në valle të: Shqipërisë së Veriut, Shqipërisë së Mesme, Shqipërisë së Jugut.

Vallet përgjithësisht kanë emrat e krahinave si: Vallja e Malësisë së Madhe, Tropojës, Kukësit, Dibrës, Mirditës, Matit dhe Pukës. Vallet e Shqipërisë së Veriut kanë karakter tepër epik, janë autentike burimore dhe paraqesin një folklor koreokgrafik të mirëfilltë shqiptar. Këto valle, kërcehen, në grup, solo apo dhe çift të shoqëruara me çifteli, curle dhe lodër.

Tipi i valleve të shoqëruara me curle dhe lodër fillon që nga veriu i Shqipërisë, gjithë krahu verilindor e zbret poshtë deri në rrethin e Librazhdit.

Vallet e këtyre krahinave krahinave kërcehen në rreth, gjysmë rrethi ose dhe dyshe në momente të caktuara. Një valle që i mbart të tri llojet e kërcimeve brenda një valleje është dhe vallja e Kukësit.

Karakteristikë e valleve të Shqipërisë së Mesme është lirizmi dhe palstika trupore e theksuar. Këto e bëjnë të dallueshme nga vallet popullore të Veriut dhe Jugut. Defi, si vegël muzikore shoqëron vallen e Napolonit, por orkestrimet popullore nuk mungojnë as nëpër vallet e tjera, si: Vallja e karagjylit, vallja me zile, vallja malenake, vallja e pimzave. Gjithashtu në këtë zonë të Shqipërisë ka dhe valle që kërcehen vetëm dyshe siç kanë edhe emrin si vallja dyshe e Kavajës dhe vallja dyshe krutane.

Muzika që shoqërojnë vallet shqiptare janë të ndryshme por ndonjëherë, muzika ka bërë që të lind dhe vallja me të njëjtën emër. Një rast i tillë është vallja e Osman Takës.

Vallet Shqiptare janë pikërisht ato që mbajnë, një trashëgimi folklorike gjallë ndër vite duke u kultivuar breza të rinj me një kulturë të tillë.

Por ajo që i bën edhe më të bukura është taktika që ato përdorin e sidomos vallet e Tiranës dhe të rrethinave të saj.

Vallet folklorike të fshatrave të Tiranës në hapësirën e vallëzimit popullor shqiptar janë dëshmi e lashtësisë së etnokulturës sonë popullore. Ato janë të endure në një botë ndjenjash, kane vlera krijuese dhe të interpretimit, si dhe dimesione etnike kombëtare. Vallet e fshatrave të Tiranës, falë elementeve lozonjare, vrullëzuese, dinamike e zbukurimore, patën përparësi. Paraqiten me dinjitet në manifestimet popullore krahinore, në shkallë rrethi, por dhe në ato mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.

Sipas traditës vallet në grup ekzekutohen përmes dy figurash kryesore: në rreth të mbyllur ose në gjysmërreth. Ato interpretohen nga burra e gra veç e veç, por edhe së bashku. Përgjithësisht përcillen me këngë homofonike të kënduara nga vet valltarët , por edhe me përcjelljen instrumentore, ose me të dyja së bashku. Ekzistojnë shoqëri me muzikore solistike, por edhe me grupe orkestrimesh popullore./njekomb.com/