Menduan se fuoristrada e tyre ishte makina ideale për të peshkuar në një nga zonat më të këqija të vendit të tyre, por nënvlerësuan baltën e trashë që hasën rrugës.
Kjo gjë bëri që të ngecin në të për katër ditë rresht, dhe si të mos mjaftonte kjo, ata u rrethuan nga disa krokodilë të uritur që u kallnin datën.
Kjo është historia e dy të rinjve australianë, 19 vjeçarit Charlie Williams dhe mikut i tij 37 vjeçari Beau Bryce-Maurice, që për pak përfundoi në tragjedi.
Kjo periudhë e vitit përkon me fazën e kërkimit të presë nga krokodilët, të cilët nuk i linin të dilnin nga makina, duke përbërë një rrezik serioz për jetën e tyre.
Sipas mediave lokale ABC.net.au, ndihma u erdhi në kohën e duhur, kur edhe rezervat e ujit u kishin përfunduar. Më pas ata u nxorrën nga makina e tyre që ishte fundosur në baltë dhe krahas mjekimeve të nevojshme, morën dhe një mësim të vyer për jetën.