Është 68 vjeç dhe kërkon të mos humbasë aspak kohë, por të realizojë martesën e tij të 9 brenda 40 viteve. Qytet Ron Sheppard, dhe mund të cilësohet si britaniku me më shumë martesa. Nga dasma e tij e parë kanë kaluar 40 vite, dhe tashmë ai po planifikon martesën e nëntë. Por ka një problem.
Gruaja e tij e tetë po e pengon këtë gjë, pasi nuk ia lejon divorcin, duke vështirësuar procesin.
Sheppardi i propozoi për martesë 26-vjeçares filipinase Cristel Marquez Lalec një vit më parë, por martesa po shtyhet për shkak të vonesave me divorcin e 68-vjeçarit.
Ron Sheppard u martua për herë të parë në vitin 1966, martesë kjo që zgjati vetëm dy vite. Martesa më jetëgjatë e tij është e pesta, e cila zgjati 13 vite.