Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha pas deklaratave të këtij të fundit se 1 centimetër rrugë tek Unaza e Re kushton 2 mijë euro.
Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri jep shifrat e tij dhe thotë se sipas aritmetikës së Bashës, kostoja e Unazës shkon 400 milion euro.
Rama thotë se gafa e fundit e Bashës me shifrat është më e rëndë se ajo në parlament kur tha se 7×7 bëjnë 42.
Statusi i plotë i Ramës:
7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 € Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £ Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë € Eh Artist Artist