Policia e Tiranës ka arre.stuar portierin e Partizanit Alban Hoxha.
Portieri i Partizanit është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij në rrugën “George W Bush”.
Në testin e alkoolit, Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.
Hoxha është arre.stuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe pritet të dalë për masë sigurie në Gjykatë ditën e martë.
Portieri të martën do të mësoj nëse do të qëndrojë në paraburgim, nëse do të marrë masën “detyrim paraqitje”, ose arrest shtëpie.