osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatmira Hajdari me pallat 10-katësh pa leje, ndërkombëtarët i bëjnë letrat për ta përjashtuar nga drejtësia

Fatmira Hajdari me pallat 10-katësh pa leje, ndërkombëtarët i bëjnë letrat për ta përjashtuar nga drejtësia

Gjyqtarja Fatmira Hajdari erdhi nga mali me shapka, tani pasuri përrallore me një rrogë qesharake, u bë me pallat, lokal dhe disa shtëpi, po vjen dita që të japë llogari para ndërkombëtarëve se si i ka bërë këto pasuri

Gjyqtarja e Apelit Tiranë Fatmira Hajdari ka ndërtuar një pallat me 10 kate, pa leje, ku si të ardhura bazë ka pasur vetëm pagën e saj dhe një pension për ish bashkëshortin Azem Hajdari. Këto të ardhura nuk mjaftojnë as për të mbuluar koston e jetesës në Tiranë.

Megjithatë, Fatmira Hajdari deklaron në vitin 2013 se ajo dhe djali i saj kanë lidhur një kontratë për ndërtimin e një pallati 10 kate, të palegalizuar, ndërtuar mbi një truall me sip. 890 m2. Nuk dihet se si gjyqtarja u bë me pallat në Tiranë, kur ka zbritur me shapka nga mali dhe nuk ka pasur prona të trashëguara në Tiranë.

Gjyqtarja pretendon se ka marrë një kredi 190 milionë lekë për të investuar në një lokal në Tiranë. Nuk dihet se si e ka marrë dhe çfarë ka lënë si kolateral. Edhe biznesmenët e kanë të vështirë të marrin kredi të tilla. Tre vjet më vonë, thotë se djali e ka shitur këtë investim në lokal për 160 mijë euro.

Në vijim Fatmira Hajdari shet dhe blen apartamente. Djali blen makina luksoze. Kur ka hyrë në drejtësi, Fatmira Hajdari kishte vetëm një shtëpi me oborr dhe një dyqan, të blera me kredi.

Tani ka ardhur dita që Fatmira Hajdari, Gjin Gjoni, Alaudin Malajt dhe peshqit e tjerë të mëdhenj të drejtësisë të japin llogari para Vetingut se si i kanë bërë këto pasuri.

Për gjyqtaren ka disa ditë se kanë nisur verifikimet. Në hetime janë angazhuar edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Gjatë ditëve në vijim, Fatmira Hajdari pritet të thirret në seancë dëgjimore dhe t’i komunikohet shkarkimi nga detyra. /Pamfleti