Jo rastësisht Erion Braçe ka zgjedhur që mesazhin e tij në ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, ta shoqërojë me një foto të Inës, në kohën kur u shtrua në gjendje të rëndë në spital dhe më pas e transferuar në Ankara të Turqisë për një ndërhyrje të dytë.
Është ngjarja që ka tronditur mbarë opinionin publik së fundmi, ngjarja e polices së re e cila humbi gishtin, teksa ushtronte detyrën e saj, për të ruajtur rendin dhe qetësinë, në ditën e protestës që vetëm qetësi që nuk pati, por në vend të tyre, zhurma kapsollash e shashkash. Videoja e saj, teksa bërtiste nga dhimbjet, qarkulloi nëpër rrjete sociale u bë viral.
Lexoni më poshtë mesazhin e Braçes ku në fund thotë: Përqasja me personazhe reale nuk është e rastësishme!
BEHU #BURRË!
MENDO ME ZEMER!
Nje vajze-per ty qe e vret pa lindur per nje çun;
Nje grua-per ty qe e dhunon,
e vret pasi ke bere sikur e ke dashur por
ne fakt ke bere sic ke dashur;
ESHTE GJEJA ME E MIRE QE MUND TE TE NDODHE!
Lidhja gjuhen atij qe e perflet, shan e fyen nje vajze, nje grua!
Refuzoi, nese i ke pranuar-ktheji,
cdo gje qe te jep spurdhjaku qe te trajton ne fillim si pjeshke, pastaj si placke e prone;
Mos prano te paguaj nje i tille per ty;
Meso, merr dije te jesh ti qe zgjedh,
jo te tjeret per ty;
Mos u nenshtro atje ku punon,
refuzoje shfrytezimin,
pabarazine ne vleren e punes qe ben po aq sa burri ne krah!
Ne fund,
Boll u shate nga nenat e motrat!
Shahuni nga ç’jeni vete,
Ato jane gjithnje me te mira se ju!
vo: perqasja me personazhe reale nuk eshte e rastesishme!