osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Paligjshmëria dhe dhunimi, mjetet e një opozite pa vizion

Paligjshmëria dhe dhunimi, mjetet e një opozite pa vizion

Nga Flogert Muça

Ditën e sotme deputetët e PD-LSI kanë shkuar dhe hyrë me dhunë në dyert e gjykatës ku do të jepej masa për 11 të arrestuarit që ushtruan dhunë dhe desh i morën jetën një efektiveje të policisë. Vajtja e deputetëve në gjykatë pasi kanë bërë me dhjetëra shfaqje si ithtarë të mbrojtjes së ndërtimeve pa leje në gjurmët e një projekti aq të rëndësishëm si ai i Unazës së Madhe, është qartësisht një intimidim që i bëhet trupës gjykuese.

Por, për shqiptarët nuk përbën më habi fakti që PD-LSI janë gjithmonë në mbrojtje të dhunuesve dhe dhonojnë për ta arritur këtë qëllim. Mjafton të kujtojmë rastin e Flamur Nokës i cili i fuste thonjtë në fyt policisë që nuk e lejonte të hynte në gjyqin e të ndaluarve të ‘Rrugës së Kombit’. Akoma më e tmerrshme se kjo, ishte skena ku një grua e dëshpëruar, shihte Flamurin si gjyqtar duke dëshmuar se si në këtë vend, kjo lloj politike e ka verbuar dhe lënë injorant qytetarin deri në pikën që nuk di të dallojë tre pushtetet e ndara, por i quan një.

Dy rastet, si ky i sotmi ku Salianji me Palokën e të tjerë përplaseshin me policinë, si rasti i Flamur Nokës që i fuste thonjtë në fyt policisë, janë të njëjta jo vetëm në dhunën e opozitës ndaj policisë dhe mosreagimin e kësaj të fundit, por edhe në qëllimin që pason. Si gjithmonë, deputëtet që ‘iu ha meraku për qytetarët’ duan që të intimidojnë gjykatën që kjo e fundit të bëjë ç’i thotë partia. E më pas, ç’është më kryesorja, t’i japin zë paligjshmërisë duke e kthyer atë në kauzë të tyre.

Kjo është filozofia dhe strategjia e tyre, e cila është tërësisht e stilit të Berishës, por që ka si ushtarë Ervinin, Klevisin, Aldon …, që në fakt më shumë se intimidojnë, bëjnë qesharake këtë opozitë e cila në çdo rast shfaqet ose në anën e atyre që shkelin ligjin, ose në anën e atyre që dhunojnë.

Natyrsht që shejtanllëku me të cilën vepron opozita ka kosto për qytetin apo shtetin, por në finale, po ta shohësh në aspektin politik, në asnjë rast nuk rriten kuotat e saj falë strategjisë “Mbështet dhunën për ta rritur atë, që më pas të krijojmë krizë”. Por mesa duket me këtë sterategji po shkojnë edhe më poshtë nga ç’ishin në 2017-ën. PD-LSI as nuk po rrisin kuotat e tyre nga përdorimi që po i bëjnë disa banorëve, as nuk po krijon dot krizë. Sepse kriza krijohet kur ke mbështetjen e qytetarëve dhe jo kor përdor disa qytetarë për të krijuar krizë artificiale.

Opozita sot me veprimet e saj, po i mban qytetarëve të ngulitur idenë se në Shqipëri, dhunuesit në çdo rast janë PD-LSI. Kur ishin në pushtet bashkë, vrisnin protestuesit, ndërsa sot që janë në opozitë, vrasin policinë.

Mesa duket, ‘’këshilltarët mizerabël’’ të Bashës, (deklaratë e Berishës pas humbjes së zgjedhjeve të 2017-ës), po e bëjnë ‘shumë mirë’ punën e tyre, ku rezultatet e zgjedhjeve lokale do të jenë ndoshta edhe më thellë se ato të vitit që shkoi.