osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dalin detaje të reja: Zhduket nga spitali armiku i Aldo Bares pas mjekimit

Dalin detaje të reja: Zhduket nga spitali armiku i Aldo Bares pas mjekimit

Saimir Taullahu, i cili ishte shënjestër e një atentati me armë zjarri në Lushnjë, është larguar nga spitali i shoqëruar me forca policie dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Ai ka marrë mjekim në spitalin e qytetit për një plagë në kokë dhe një plagë në shpatull mbrëmjen e shkuar dhe po mbrëmë është larguar nga spitali.

Policia ka shoqëruar disa persona për atentatin, por ende nuk ka persona të arrestuar. Për rastin janë marrë në pyetje dëshmitarët në lokalin ku i bënë atentat 47 vjecarit.

Taullahu konsiderohet armik i të ashtuquajturës Bandës së Lushnje të drejtuar nga Aldo Bare.

Autorët dyshohet se u larguan me motor

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se u larguan me motor në drejtim të Elbasanit.

Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Drejt Lushnjes mësohet se janë nisur edhe forca speciale nga Tirana që janë vënë në kërkim të autorëve.

Saimir Taullau, i njohur për konflikte me Aldo Baren

Saimir Taullau është person i njohur vite më parë në Lushnje për konfliktet me anëtarët e bandës së Aldo Bares, por nuk dihet nëse këto konflikte kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur të shtunën.

Në korrik 2005 iu vra vëllai

I plagosuri është vëllai i Baki Taullaut, i cili është vrarë në ditën e zgjedhjeve në korrik të vitit 2005. Baki Taullau u qëllua nga anëtarë të bandës së Aldo Bares. Dyshohet se konflikti me këta të fundit kishte ndodhur për arsye se Baki Taullau nuk kishte pranuar tu paguante shuma të konsiderueshme njerëzve të Aldo Bares, që akuzohen se kanë vënë gjoba ndaj biznesmenëve në Lushnje për disa vite me radhë.