osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati: Goditja e korrupsionit filloi!

Avokati: Goditja e korrupsionit filloi!

Teksa konstituimi i KLGJ dhe KLP është vetëm një hap larg, kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku bëri publik një urdhër, përmes së cilit kërkon hetim pasuror për dosjet e korrupsionit.

Për këtë lëvizje të saj, Sparta Ngjela deklaroi se është diçka e rëndësishme që do të çojë në goditjen e korrupsionit dhe rihapjen e dosjeve të bujshme. “Unë e përshëndes urdhrin e Arta Marku. Ka bërë shumë mirë, bravo i qoftë. Besoj se do të ketë hapje të dosjeve të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit përmes këtij urdhri.

Gjithë problemi është që kriminaliteti në Shqipëri është rritur dhe është bashkuar me korrupsionin shtetëror sepse nuk ka pushtet gjyqësor. Po të kishte pushtet gjyqësor që të godiste krimin, prokurori dhe gjykatë që do të godisnin krimin, nuk do të ishim në këtë gjendje kriminaliteti.

Këta kanë blerë gjithçka, kanë blerë drejtësinë në Shqipëri”, tha ai. Sipas Ngjelës, me ngritjen e SPAK, goditjet e forta kundër korrupsionit do të jenë më të sigurta. “Nëse prokurorja e fillon procesin, shumë mirë do bëjë. Por, kur të dalin organet e reja,

këto lëvizje do të jenë edhe më të sigurta sepse sistemi nuk është pastruar ende”, u shpreh avokati. Për Fatos Klosin, nuk janë të rëndësishme komentet dhe bërjet publike të urdhrit të Arta Markut, por rezultatet në luftën antikorruspion në fund. “Ajo të gjitha këto gjëra për të cilat flet, i ka detyra të saja. Mbase mund të ketë edhe goditje të korrupsionit, unë do e uroja një diçka të tillë. Do të doja që ajo këtë punë të mos e ketë nisur kot, por ta ketë nisur sepse ka një synim të qartë.

Shpresoj që kjo punë të përfundojë”, theksoi ish-kreu i SHISH. Klosi nënvizoi po ashtu se nga kjo lëvizje, të dhënat për pushtetarët që mund të jenë të përfshirë në afera, mund të gjenden më kollaj. “Nëse dikush ka qenë nën hetim, tani është më e kollajtë të gjenden fakte për ta, nëse ka të tilla. Mund të provohen fakte të vjetra, por nuk mund të them rihapje dosjesh. Sipas meje, thjesht do hetohen disa njerëz që konsiderohen se kanë ndonjë gjë për tu rihetuar. Ishalla dalin të pastër”, tha Fatos Klosi. / Mimoza IBRA