Ashtu si çdo të shtunë, emisioni ‘Kjo Javë’ sjell në fund të tij rubrikën gazmore. Edhe këtë javë, fokusit të kameras nuk i kanë shpëtuar lapsuset apo momentet e sikletshme të politikanëve.
I tillë është edhe momenti i sikletshëm i deputetit demokrat, Luan Baçi i cili gjatë një dalje për media nuk arriti të koordinohej dot me dy mikrofonat e tij. Një problem teknik që i mori pak kohë.
As numri dy i PD-së, Edmond Spaho nuk arriti të mbetej larg rubrikës humoristike, teksa detyron gazetarët të ecin më përpara.
Notat e humorit përforcohen akoma më shumë nga fjala e Ramës, i cili nga foltorja e Kuvendit , shprehet se Edmondi nuk të fal.
Pjesa më pikante e emisionit padyshim, është ‘atentati’ me këpucë ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili shpëton për fije të perit falë truprojës së tij.
Kryeministri mbetet i suprizuar dhe pa fjalë teksa shikimi i thyer në drejtim të autorit, nuk i shpëtoi edhe fokusit të kameras.
Për të mos u humbur është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili nuk gjen rehat krah Ramës në Kuvend.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace edhe këtë javë nuk arriti t’i shpëtojë rubrikës së humorit teksa duket i përhumbur në mendime.
Solidarizimi i Ramës për kërcënimet ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji i cili shkaktoi mjaft të qeshura me fjalimin e tij në Kuvend, u pasqyrua gjerë e gjatë në përmbledhjen humoristike javore./BW