Drejtues të lartë të shtetit prezantuan sot makinat e reja të policisë.
140 të tilla dhe 30 motoçikleta të marra me qira në një kontratë 4-vjeçare.
Ata kanë nisur të shpërndahen rreth komisariateve të qyteteve.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili e quan të gjithën show. Ndjekësit në faqen e Berishës, i janë kthyer keq duke i shkruar se është po vetë Berisha që i shpik këto gjëra e jo qytetari dixhital.