Ish-deputeti i PD Fatos Hoxha ka kritikuar zgjedhjet brenda PD-së dhe mënyrën se si ajo po drejtohet. Në një postim në Facebook, Hoxha thekson se do ishte me vend që PD t’u kërkonte falje dhe të afrojë të gjithë ata ish deputetë e kuadro që nuk u pajtuan me sëmundjet që u infektua PD gjatë qeverisjes.
“Une besoj se, askush qe kritikon problematikat negative nuk e ka personale. Kemi besuar se PD eshte alternative me e mire ne drejtimin e vendit ndaj edhe kemi ngritur zerin. Por, si tha Kadri Hazbiu:” Partia ime me pushkaton, shoku Enver”. Ndaj do ishte me vend qe PD, tu kerkonte falje dhe te afroje te gjithe ata ish deputete e kuadro qe nuk u pajtuan me semundjet qe u infektua PD gjate qeverisjes.
Pra, per ta mbyllur, PD, duhet te ishte ndare me te keqen dhe jo te bashkohej me te. Ndarja me te keqen nuk eshte e lehte por e domosdoshme per tu bere i besueshem ne popull”, shkruan Hoxha. /Lexo.al