Ish-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviç është sulmuar në Krushevc të Serbisë. Pamjet e para mbi ngjarjen janë publikuar nga gazeta serbe ‘Blic’ ndërkohë që udhëheqësi i së majtës serbe ndodhet në spital.
Shkova te dera dhe një grup djemsh me kapuça të zinj dhe me rroba të errëta më dhunuan. Më thanë “Natën e mirë” dhe pasi thanë këtë gjë mora goditjen në kokë. Pastaj nuk mbaj mend më gjë.
Borko Stefanoviç
Për plagosjen e tij, janë arrestuar tre persona, të cilët ndodhen në ambjentet e paraburgimit, ndëkohë që mbi ngjarjen ka reaguar edhe Vuçiç, i cili shprehet se Serbia është një shtet ligjor dhe se mbi rastin është vepruar urgjentisht.
Unë e dënoj këtë sulm, por është e rëndësishme që shteti të ketë bërë punën e tij.
Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë
Stefanoviç është i njohur për shqiptarët e Kosovës pasi për shumë vite me radhë u përball në Bruksel me shefen e dialogut nga Kosova, Edita Tahiri.