osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deklarimet e Bashës për Ramën me “vijën e kuqe qesharake: Ja seria e llogjeve “alla lehës” që rezultuan flluskë sapuni!

Deklarimet e Bashës për Ramën me “vijën e kuqe qesharake: Ja seria e llogjeve “alla lehës” që rezultuan flluskë sapuni!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjithnjë e më shpesh kërcënon rivalin e tij politik Edi Rama se po shkel “Vijën e Kuqe” të cilat me kalin e kohës kthehen në vija të bardha dhe aspak shqetësuese për maxhorancën qeverisëse të socialistëve.

Nuk ka për të përfunduar me kaq Edi Rama. S’ke për t’i marrë ato 40 milionë euro. Nuk do të të lemë.

Lulzim Basha, kryetar i PD, në deklaratën e tij për Unazën e Re
Basha sot thotë se “vija e kuqe” e Edi Ramës është Unaza e Madhe e Tiranës, janë investimi 40 milionë dollarë në 2 km, për të cilat pretendon se kushton 2 mijë euro një centimetër katëror. Të njëjtën retorikë politike me vijë të kuqe Basha përdori edhe për projektin e Teatrit të ri kombëtar.

Ne do të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mënyrat në krah të qytetarëve dhe artistëve. Padyshim që Teatri është ‘vija e kuqe’.

Lulzim Basha, kryetar i PD disa muaj më parë në deklaratë për shembjen e Teatrit Kombëtar
Megjithëse i tregoi Ramës “vijën e kuqe”, Basha dhe deputetët demokratë iu shmangën rivotimit e këtij projektligji në parlament duke mos bërë asnjë rezistencë e shpalosur argumentet kundra.

Një tjetër deklaratë me “vijë të kuqe” nga Basha ishte edhe ajo për kundërshtimin e emërimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Punëve të Brendshme.
Le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafaj nuk kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë.

Lulzim Basha, kryetar i PD për Fatmir Xhafën në kohën e çadrës
Edhe kësaj here kërcënimi Bashës me vijë të kuqe mbeti thjesht si kërcënimi i radhës pa asnjë efekt ndaj Edi Ramës pasi Fatmir Xhafaj do të emërohej dhe qëndronte në detyrë për më shumë se një vit si ministër.

“Vijën e kuqe”, Basha ia tregoi edhe Erion Veliajt në kulmin e përplasjes për këndin e lojrave tek liqeni. Por edhe në këtë rast asgjë nuk ndodhi dhe këndi i lojrave u ndërtua.

Lulzim Basha, i pafuqishëm politikisht në parlament, të cilin e ka bojkotuar për t’u përballur me Ramën nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të përsërisë e përsërisë të njëjtën retorikë me vija të kuqe. Ndërkohë që maxhoranca e pa shqetësuar nga performanca e PD dhe zhargoni i saj politik qeveris e qetë pa patur asnjë kundërshtarë përballë./Shqiptarja.com