Parisi është shndërruar në fushë-betejë.
Policia në Paris ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë protestuesit që janë duke i vazhduar protestat që nisën javën e kaluar kundër rritjes së çmimit të naftës.
Përplasja mes policisë dhe protestuesve shpërtheu pranë pallatit Elysee, kur protestuesit u përpoqën ta thejnë kordonin e policisë që i mbronte zonat e ndjeshme në qendër të qytetit.