Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj komentoi sërish protestën e dy ditëve më parë para parlamentit.
Në fjalën përshëndetëse në prezantimin flotës së re të policisë së shtetit, Lleshaj kërkoi reflektim nga qytetarët dhe politikës.
“Jo më larg se dy ditë më parë, u përballën me një sulm të pabesë.
Verbëria politike e ka përhere potecialin për të sjellë dëme.
Ftoj qytetarët për një reflektim, te policia duhet të shohim forcën e mburojën tonë.
Për reflektim ftoj edhe pëfaqësues të caktuar politikë që të rreshtohen krah policisë e jo përballë saj.
Për një të ardhme më të mirë europiane”, u shpreh LLeshaj.