Në një kohë kur efektivja e repartit “Shqiponja” Ina Nuka sapo kishte lënë sallën e operacionit ku ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas sulmit që ju bë me lëndë plasëse, askujt nuk ja merrte mendja se në vend të distancimit nga dhuna, ish-Kryeministri Sali Berisha do të kryente një akt të ulët sulmi ndaj vajzës 24 vjeçare që humbi dy gishta dhe lëndoi rëndë dy të tjerë.
Përmes një komenti në Facebook, Berisha sulmoi dhe etiketoi “ndrikull” vajzën me pretendimin se ajo kishte mashtruar dhe se asgjë nuk kishte ndodhur me gishtat e saj.
Për të mbështetur këtë shpërthim haluçinant dhe kafshëror përdori foton e një tjetër punonjëseje policie e cila gjithashtu ishte lënduar në të njëjtën protestë.
Nuk zgjati shumë dhe çdokush kuptoi se jo vetëm që ish-Kryeministri përdori një gjuhë të ulët të denjë për një rrugaç ordiner por fotoja e servirur prej tij ishte një mashtrim.
Komenteve të shumta në profilin e tij që e “masakruan” për këtë qëndrim, Berisha ju përgjigj si një skuth tipik duke fshirë foton dhe postimin.
Në një kohë kur të gjithë prisnin që ky njeri, që ka mbajtur detyra të larta politike në këtë vend që nga ajo e Presidentit dhe Kryeministrit të kërkonte së paku një ndjesë publike ndaj vajzës, kafshëria politike shkon edhe më në ekstrem. Përmes një statusi të publikuar ditën e sotme, ai merr në mbrojtje dhunuesin e vajzës, të arrestuarin nga policia si i dyshuar për hedhjen e lëndës plasëse.
“Kanë goditur kafshërisht me përpjekje për ti thyer gishtrinjtë e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj.
Vet Danieli, në prani të torturuesve të tij denoncoi këtë akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtrinjtë e nxirë dhe të fryrë, të dhimbshëm dhe mundet të thyera.
Përveç kësaj, narkobanditët i kanë hypur shtazërisht me shqelma dhe kërcënuar me tytë të revoles në ballë, në prani të prindërve në banesën e tij, studentit të shkëlqyer të inxhinierisë Daniel Drobaj”, shkruan Berisha në Facebook.
Në fakt, me këtë njeri nuk ka asgjë të çuditshme. Nëse për një moment keni dyshuar se ku e ka gjetur frymëzimin Daniel Drobaj për të gjuajtur me lëndë plasëse, goditur me grushta dhe fyer me shprehje rruge punonjësit e policisë ja ku e keni përgjigjen. Frymëzimi i tij është Sali Berisha!/Lexo.al