Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar menjëherë duke i dal në mbrojtie Ylli Rakipit, kundër kryeministrit Edi Rama, edhe pse gazetari paska gënjyer dhe shpifur botërisht kundër “çunave të Bales” duke i bërë fajtor për hapjen e digës së Liqenit Artificial që përmbyti Tiranën.
Por Vasali “harron”, ose i djeg po ta pyesësh, se kush parti i dha Yllit nëpërmjet OSHEE, 2.5 milion euro për qira zyrash tek pallati i tij.
Vasali ka komentuar akuzat e gazetarit, gjatë kohës që Rama ishte kryebashkiak, se bashkia paska hapur portën e Digës së Liqenit duke përmbytur Tiranën.
E nëse kjo është e vërtetë, një pyetje kemi për Vasalin: Mos vallë Rakipi po gënjen përsëri duke akuzuar Ramën, për të mbrojtur partinë që i dha 2.5 milion euro?!
Statusi i Petrit Vasilit në Facebook, është në kufijtë e absurdit, kur lexon një politikan, që falenderon një gazetar, që ka akuzuar një qytetarë të pafajshëm, sepse kryeministri i kërkoi mbrojtie mediatike!/Ekskluzive.al
“Na paska genjyer per Digen, ç’legen kryeminister!!!!!!
Asnje nuk e ka harruar dhe as do te harroje se me cfare gjëme u perball Tirana nga hapja e Diges se Liqenit Artificial.
Te tille drame Tirana s’kishte pare kurre.
Shkaktari i vetem ishte Bashkia, qe drejtonte atehere ky shkollepaku, qe eshte sot kryeministet dhe lukunia e idiotëve dhe idioteve, qe e rrethonin dhe e rrethojne edhe sot e kesaj dite.
E verteta doli me ne fund ne shesh.
Faleminderit Ylli Rakipi qe e bere kete te vertete te rende dhe te pakundershtueshme prone te te gjithe shqiptareve.
Ky legen kryeminister qan e lan rrugeve si llaxore, se gjoja genjejne mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan,edhe i quan kazan.
Edhe kush i shan mediat…… ky llumi.
Ja e verteta e Diges se Liqenit,qe ky mashtrues ja fshehu qytetareve te Tiranes per 20 vjet doli ne shesh.
Pas kesaj te vertete qytetaret e Tiranes jane dy here te ofenduar dhe te zemeruar,sepse edhe gjaku e djersa ju permbyt atehere, por edhe ky genjeshtar edhe i mashtroi e i talli poshtersisht.
Eshte ky mashtruesi me i madh dhe pa te dyte qe ka pare ky vend.
Pas kesaj nuk besoj se gjendet më ne Shqiperi ndonje i marrë qe ta besoje akoma kete genjeshtar ordiner qofte edhe per nje fjale te vetme”, tha Vaili.