Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori dhe regjisori i mirënjohur i Teatrit dhe Estradës Vlorë, Qirjako Sava. Ai ishte pjesë e krijimit të kësaj trupe profesioniste, me vlera të veçanta.
Artisti është vlerësuar me titujt “Qytetar Nderi i Vlorës” dhe “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës.
Qirjako Sava fitoi diplomën e parë të nderit në vitin 1951, në një shfaqje me regji të Kadri Roshit, por edhe një çmim të dytë në Durrës, në vitin 1953.
Pas kësaj, ai u kthye në një aktor e regjisor profesionist me një kontribut të madh në artin e Vlorës, me një krijimtari të pasur artistike.