osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Fitove 2.5 milion euro nga OSHE”, Ylli Rakipi i përgjigjet Ramës: Sa herë përballem me djemtë e Bales, ul kokën dhe iki i turpëruar!

“Fitove 2.5 milion euro nga OSHE”, Ylli Rakipi i përgjigjet Ramës: Sa herë përballem me djemtë e Bales, ul kokën dhe iki i turpëruar!

Një debat në distancë ka nisur mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit njëkohësisht drejtuesit të emisionit, “Të Paekspozuarit, Ylli Rakipi. Ka qenë qasja kritike e Ylli Rakipit, kundër qeverisjes së Edi Ramës, e cila ka bërë që vetë Kryeministri të reagojë publikisht me emër kundër gazetarit.

Kryeministri Edi Rama pas një sulmi të pak ditëve më parë, ku e quajti Ylli Kadriu, e ka sulmuar sërish gjatë fjalës së djeshme në Kuvend. Teksa ironizonte Petrit Vasilin, Rama sulmoi gazetarin Rakipi me fjalët: Kjo qasje e cila është e përhapur ndër Kadrinjtë e ekspozuar të opozitës dhe ndër ata të paekspozuarit të opozitës mediatike është një kadriotizëm, me Yllin në balle dhe me Andin ndër shalë.

Por gazetari Ylli Rakipi, i është përgjigjur në nisje të emisionit të “ Të Paekspozuarit”, ku teksa tregoi me video sulmet që i kishte bërë Edi Rama në Kuvend tha: “Kjo ishte një pjesë e diarresë së Kryeministrit Edi Rama, unë jam gazetar, fjala që unë lëshova nuk është në etikën e gazetarit, por kjo fjalë më lejohet nga ajo që ka ndodhur. Ka kohë që ky kryeministër e ka humbur qetësinë dhe që shan gazetarët. Ka dhe fjalët ë tjera që mund t’ia themi Edi Ramës duke i thënë legen, por ne nuk do ja themi edhe pse ai do që ne ta bëjmë këtë për të filluar luftën”.

Por sot Rama, në dy dalje për mediat ka hedhur sërish sulme kundër Rakipit. Nga Libofsha ku foli për Unazën e re, dhe shpërndau disa legalizime Rama u shpreh: “Tek ai 6% që nuk kanë ndërtuar në tokën e tyre tek Unaza e Re, nga korriku në shtator, mbasi hëngrën 1 milionë shpulla, legalizuan 40 godina që tani janë pronarë dhe nuk kanë pse dalin të protestojnë fare se ne do i shpronësojmë, do t’u japim lekët, nuk kemi çfarë bëjmë. Kanë titullin e pronësisë 40. Por janë godina me biznese, nuk janë shtëpi hallexhinjsh e gjynahqarësh që nuk kanë ku fusin kokën, siç i tregon Ylli Kadriu në televizor. Janë biznese”.

Por Kryeministri nuk është ndalur me kaq, pasi dhe në një video në Facebook, në rubrikën #Përgjigjaime, e sulmoi sërish duke i përmendur dhe një kontratë që gazetari ka pasur me OSHEE-në, dhe sipas Ramës kjo është prapaskena e akuzave ndaj tij.

“Habitem pse më sulmojnë kaq shumë Të Paekspozuarit (emision i gazetarit Ylli Rakipi në Neës24). Mbase ka ardhur koha të ekspozoj një fakt që kushedi ka lidhje për Ylli Kadriun, ndryshe Ylli Rakipi që i ofroi OSHEE ndryshe e quajtur CEZ një garazh në pallatin plot 10 kate ndërtuar prej tij ku kryepritja për abonentin me një tualet për të gjithë stafin dhe abonentin bashkë dhe pa gjenerator në raste errësire.

Nuk e di po mendojeni në bazë të një kontrate absurde Ylli Kadriu ka marrë deri vonë në emër të pronarit Ylli Rakipi 2 milionë e 561 mijë euro qera. Po po, nuk e dëgjuat gabim plus 39 mijë euro garanci.

Këtë kontratë të paekspozuar ia prishi organizata kriminale e Rilindjes, e cila ka 1001 të këqija por të zezën që paratë e taksave dhe të mirat publike t’i ndajë me Ylli Kadriun, apo me shumë yje të tjerë të medias e politikës, që kanë rrezatuar me thënë të drejtën për shumë vite duke marrë nga pushteti i radhës energji financiar me hir a me pahir fatkeqësisht kjo organizatë kriminale nuk e ka.

Organizata jonë e Rilindjes ka dhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë dhe hiç fare as për jashtënxjerrjet e ekspozuara e as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrijve në politikë që i paguajnë këto materie të biodegraduara në formë ylli.”, tha Rama gjatë rubrikës #Përgjigjaime.

Pak orë më vonë të transmetimit të kësaj video ka ardhur një reagim i gjatë nga Ylli Rakipi, i cili sulmon Ramën dhe e quan Edi Diarreja.

Përgjigja e Ylli Rakipit

Mirëmbrëma Edi Diarreja!

Isha duke dalë jashtë Tiranës, këtë fundjavë, por ti më ktheve.

Më ktheve, sepse je marrë veçanërisht me mua sot.

Në fakt, ke kohë që merresh. Ke kohë që përpiqesh si e si, ta mbyllësh emisionin, “Të Paekspozuarit”.

Në të vërtetë, ti e ke mbyllur 95% të medias shqiptare, sepse e ke blerë atë, siç ble votat, siç ble kriminelët, siç kthen vëllaun nga Amerika, për të punuar në Tiranë, siç u shpërndan paratë e shqiptarëve kompanive offshore.

Edush diarreja, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot. Ky emision, do të mbyllet, atë ditë që unë nuk do të jem më në këtë botë.

Deri atëherë, duhet të presësh dhe do të takohemi shpesh.

Ka kohë që njihemi, Edi diarreja. Njihemi nga shumë vitë më parë, kur ti ishe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Të kujtohet besoj. Përpiqu të futesh pak në atmosferën e asaj kohë. Ja përshembull, kujtohu, ditën kur hape liqenin artificial dhe mbyte Tiranën.

Në fakt, nuk e mbyte ti Edush, me duart e tua, por budallenjtë që ti kishte në punë në Bashki. Ata hapën portën e Liqenit Artificial dhe Tirana u mbyt.

Kujtohu! Ti ishe në një vend të largët, Ed diarreja. Më more në telefon. Të kujtohet besoj, po qaje Ed diarreja.

Aman, – më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër.

Më ndihmo, – më the! Bëj një gjë në gazetë, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem!

Por, ctë bëj- thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë.

Po ja, – thuaj se portën e hapi një i çmendur, djali i Bales.

Dhe unë e bëra. Bëra gjënë më aprofesionale dhe më të ndyrë në jetën time, sepse mu dhimbe. Kur qan ti, sikur qan një qen që është duke ngordhur.

Hapa gazetën me titullin e madh: “Djali i Bales, mbyt Tiranën”. Njerëzit u tronditën, por edhe u qetësuan. Fjala mori dhenë, që Tiranën e kishte mbytur një i çmendur. E mori edhe shtypi francez, besoj të kujtohet. Me siguri, edhe atje ke marrë në qafë një redaktor të mjerë.

“Një i çmendur mbyt Tiranën”, shkruajti shtypi francez.

Dhe ti, i çmenduri i vërtetë, shpëtove. Shpëtove, por a do të shpëtosh dot tani që ke mbytur të gjithë vendin?

Kjo ngjarje, do të më mbetet në mendje gjithmonë. Sa herë përballem në rrugë me djemtë e Bales, ul kokën dhe iki i turpëruar.

Sot, ti ke mbledhur rreth vetes, dhjetë vetë dhe po ndan të gjithë Shqipërinë. Ndaje Edush, por ku do të futesh neser?

Thonë që ti Edush diarreja, pi drogë. Unë nuk e di, por ti nuk ke nevojë të pish drogë, sepse ti je i çmendur.

Unë e di hallin tënd. Ajo çka ke bërë ti, me këtë vend për 5 vjet, tani të është kthyer në makth. Ti jeton në një gjendje haluçinante.

Edush diarreja, ti duhet të përgjigjesh për milionat apo miliardat. Ato tani janë bërë shumë. Ti nuk i fsheh dot më miliardat, duke nxjerrë nga arkivat e tua të pluhurosura, një kontratë që unë kam bërë dhjetë vjet më parë, me një ndërmarrje private të huaj, me emrin CEZ.

Po, diarre, une a kam bërë këtë kontratë, nuk kam pse ta fsheh dhe ajo është publike. Kam një pronë sipas të gjitha ligjeve.

Unë kam patur një mardhënie kontraktuale 10 vjecare, më një kompani private. Kjo kontratë ka mbaruar përpara një viti, në një objekt, lejen e të cilit e ke dhënë ti vite më parë.

Unë nuk kam çfarë të fsheh, Ed diarreja. Ti, nuk fshihesh dot më.

Vetëm një gjë nuk arrij të kuptoj, se si ti ke mundur të zbulosh, që sipërfaqja që unë zotëroj, kishte vetëm një banjë.

Sepse, me sa di dhe kam dëgjuar nga miqtë e tu të afërt, ti e ke shume problem të shkosh në banjë.

Në Paris përshmebull, tregojnë që ti ndynje në mes të dhomës. Atëherë nuk ishte kryeministër, por i çmendur si sot, ishe.

Kur shokët nuk të gjenin dot, se nuk i hapje derën, ata afroheshin, mbanin erë dhe kuptonin që ti Edush, ishe brenda.

Edush diarreja, po ta përsëris edhe njëherë, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot ti, sado media të blesh dhe sado para të kesh…

Në fund po të kujtoj një postulatë biblik që thotë, “Nesër, me atë gjykim që ke gjykuar, do të të gjykojnë”.

Natën e mirë, Edush!/Panorama