Policia ka publikuar pamjet e shoqërimit të autorit të dyshuar të pla.gosjes së efektives së “Shqiponajve”, Ina Nuka, që aktualisht ka udhëtuar drejt Turqisë për mjekim të specializuar.
Shërbimet e Policisë Tiranë identifikuan dhe kapën në kohë rekord autorin e ngjarjes ku mbeti e pla.gosur efektivja e Policisë, shtetasja Ina Nuka.
Nga shërbimet e Policisë Tiranë, falë një pune të mirë organizuar hetimore, u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të pla.gosjes, shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.
Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Pla.gosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.