UEFA ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura kundër këtij institucioni se ka fshehur provat se Serxhio Ramos kishte rezultuar pozitiv në testet antidoping, Në një reagim të shpërndarë për mediat botërore, organizata e futbolli në Europë, hedh poshtë këto akuza.
“Të gjitha kontrollet anti-doping të UEFA-s kryhen në përputhje të plotë me kodin e WADA. UEFA ka informuara si WADA, ashtu edhe FIFA për të gjithë këto raste siç kërkon kodi i antidoping dhe UEFA ka siguruar të gjitha informacionet e detajuara, raportet e ekspertëve dhe dëshmitë gjatë këtyre çështjeve”, shkruhej në reagimin e UEFA-s