osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

N’Golo Kante, djaloshi që mblidhte kanaçe birre mundi varfërinë

N’Golo Kante, djaloshi që mblidhte kanaçe birre mundi varfërinë

Champs Elysées, 12 korrik 1998… Miliona njerëz festojnë dhe këndojnë, ndërsa Franca sapo është shpallur për të parën herë kampione bote me brezin e artë Zidane, Deschamps, Emmanuel Petit e kështu me radhë. Eshtë një natë e çmendur, aq sa shëtitorja kryesore do të mbushet me kanaçe birre dhe shishe të ndryshme, plastike apo qelqi.

Një fëmijë i vogël nuk ka kohë të festojë, pasi ka një detyrë më të rëndësishme: të mbledhë ato kanaçe për t’i çuar në firma të vogla grumbullimi që i përpunojnë. i gjithë procesi në këmbim të disa të hollash. Ecën kilometra pas kilometrash dhe nuk lodhet.

Do të donte edhe ai të ishte mes turmës duke festuar dhe duke kënduar, por ka disa prioritete në jetë. Djaloshi me ngjyrë, i lindur në Paris në 29 mars të vitit 1991 duhet të ndihmojë familjen e tij ekonomikisht, ndryshe në fund të muajit frigoriferi do të jetë bosh.

Prindërit janë me origjinë nga Mali dhe kanë emigruar në Paris për t’i dhënë vetes dhe djalit të tyre një jetë më të mirë. Familja vendoset në një apartament të vogël në Rueil Malmaison, një zonë sub urbane e populluar e Parisit.

Një pjesë e qytetit e banuar nga të varfër, të cilët bëjnë çfarëdolloj pune për të mbijetuar. Djaloshi me origjinë afrikane e kupton menjëherë që jeta nuk do të jetë një shëtitje.

Pikërisht atë natë festimesh dhe kur “gjelat” u shpallën kampionë bote, nuk do ta harrojë kurrë. i hedh një sy ekranit të madh dhe sheh se në fushë po festojnë edhe disa futbollistë me ngjyrë dhe jo vetëm të bardhë. Një kombëtare multietnike që ka triumfuar. Thuram, Karambeu, Vieira, sa për të cituar disa të tillë.

Atë natë kupton se duhet të ndryshojë fatin e tij dhe e vetmja mundësi është të provojë që ato kilometra të cilat i bën duke mbledhur kanoçe t’i bëjë në fushë.

Vitin më pas bëhet pjesë e të rinjve të Suresnes, në periferi të Parisit. Eshtë më i vogli nga të gjithë, ka një fizik të shkurtër, por sa shumë modesti dhe thjeshtësi. Dëshirë për të luftuar për çdo top. Luan në mesfushë, shokët e skuadrës e dinë se mund t’i pasosh topin me sy mbyllur. Skuadra nis që të çojë në shtëpi trofetë e parë.

Nëntë vjet me Suresnes, duke u bërë pikë referimi. Më pas, në 2010, hapi i madh: kalon te Boulogne dhe dy vjet më parë, debuton në kategorinë e tretë. Luan 38 ndeshje dhe shënon tre gola, aq sa Caen i hedh sytë dhe e “ngjit” një shkallë më lart, në kategorinë e dytë. 38 ndeshje dhe dy gola dhe më pas vera e vitit 2015 kur në Premier vjen thirrja: Leicester City, e drejtuar nga Ranieri, i jep formacionin.

Historia do të shkruhet në këtë skuadër dhe në Angli, aty ku ai bashkë me bandën e tmerrshme të lojtarëve të panjohur por që fituan zemrat e të gjithëve, merr kurorën e fronit, mes habisë së të gjithëve. Ai vrapon, pa u ndalur! “Çdo ditë, kur nisnim stërvitjet, e shihja të djersitur. Çfarë ke bërë kështu? “Mister, kam dalë për vrap në mëngjes”. Praktikisht, çdo ditë zgjohej në gjashtë të mëngjesit dhe në 7 vraponte. Në 8 e gjeje te fusha stërvitore. Çmenduri”.

Quhet N’Golo Kante dhe fitoi kundër varfërisë e urisë me dinjitet, krenari dhe dëshirë për të qenë dikushi. Fatin e krijoi vetë, ose më saktë, ndryshoi atë që kishte.

Sot rinovon kontratën me Chelsean dhe ajo buzëqeshje e ndrojtur është sinjali se njerëz të tillë në botë duhet të ketë më shumë. Sidomos nëse refuzon më shumë para të rrogës duke shmangur taksat, apo nëse humbet trenin dhe takon dy tifozë në xhami, të ciklët të ftojnë për darkë, duke u prezantuar i përpiktë dhe luajtur play station me ata më pas.

Thjeshtësia, kjo pasuri që njeriu shpesherë harron të “zbulojë” të vetja./telesport