Në një kanal televiziv e një emision me shikueshmëri të lartë një “analistuc prevers” dhe i llastuar, demagog i fjalës së lirë dhe kontravers në mendime e gjykime Fatos Lubonja bëri thirrje publike që të rrethohej Prokurorja e Përgjitheshme në detyrë Arta Marku.
Pranvera Vatoci
Përpara se të shohësh gjithë neverinë time njerëzore e profesionale për këtë monstër mediatike duhet të konstatoj se prokuroria është tredhur derisa nuk del një përfaqësues i akuzës në këtë vend ta kallzojë kryesisht menjëherë Fatos Lubonjën e të tjere “fatosa racist” e antiveriorë, maskilistë peversë që me një kasetë të mykur oratorie boshe kanë 28 vite që helmojnë opinionin.
E mbi të gjitha ky akt duhet të kallzohej edhe kur bëhet fjalë për një qytetare të këtij vendi, e jo për një drejtuese të një organi kushtetues, që është aty si gardian i Kushtetutes e ligjeve të shtetit.
Natyrisht kjo kryengritje labo-madiatike kundër Arta Markut nuk është rastësi.
Ajo së pari buron nga mania peverse e këtyre manjakëve publik për të shantazhuar këdo që ka krenarinë e pavarësinë të kryejë punen e shtetit. E dyta këta monstra madiatike kanë genin e anarshisë vetëm e vetëm se aty gjejnë moçalin ku mund të mbijetojnë.
E treta këta bij të zonës së parë operative që i tmerron Ahmet Zogu e Abaz Kupi, Mithat Frashëri e të tjerë simbole të nacionalizmit e antikomunizmit nuk kanë si të pranojnë Arta Markun, prokuroren krenare e shembullore profesionalisht e njerëzisht, e cila vjen jo nga çetat partizane të Mugoshës, por nga ajka e atdhetarisë së Veriut të Shqipërisë. Koha do të më japë të drejtë, por shpreh padurimin tim si punonjëse e drejtësisë, si bijë e këtij vendi deri kur do dal një prokuror zemërnik kudo qoftë e me tagrin që i jep ligji të kallzojë penalisht këta kryengritës, jo vetem kundër institucioneve të ligjit por kundër harmonisë nacionale e barazisë gjinore sociale?!