Një ditë pas miratimit në Kuvend të dekretit të presidentit Ilir Meta, sot Sandër Lleshaj është betuar si ministër i ri i Brendshëm.
Ceremonia e betimit u mbajt në Institucionin e Presidencës. Pas ekzekutimit të himnit, Lleshaj u betua përpara Kushtetutës dhe më pas firmosi.
I pranishëm në ceremoni ishte kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe zv/ kryeministrja Senida Mesi.