Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” ka deklaruar se Edi Rama nuk përfaqëson më qytetarët e këtij vendi, por krimin dhe hajdutërinë.
“Me këtë arrogancë e dhunë, terror, shkatërrim e rrënim që po ushtron kryebanditi ndaj qytetarëve të vendit po afron dita që shëtitje ka për t’iu dukur arratia e vitit 1998 e Fatos Nanos maleve e shpellave”, ka deklaruar deputeti i PD.
“Opozita po përgatitet për të nesëmen. Sipas mendimit tim ka vetëm një rrugë: Edi Rama të rrëzohet dhe t’i krijohen kushte vendit për zgjedhje të lira.
Rrëzimi i këtij satrapi sot është shpëtim për këtë vend. Eshtë emergjencë kombëtare pasi vendi është në prag të katastrofës.
Vetëm kjo rrugë i jep frymëmarrje dhe ngjall shpresën në këtë vend. Dhe kjo është detyra e opozitës dhe e qytetarëve.
E përsëri me bindje se Edi Ramës do t’i duket shëtitje arratia e Nanos në vitin 1998, me çfarë do provojë vetë”, tha më tej Muli.