Lulzim Basha ka zgjedhur kryetarët e PD në rrethe dhe mbajtien e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie më 15 dhjetor.
Midis të përzgjedhurve, spikasin kandidatë humbës në shumë nga degët e Tiranës, Durrësit, Gjirokastrës, Sarandës, etj.
Por në dritën e prozhektorëve është ai, miti i gjallë i barsaletave dhe hajgareve, Ferdinand Xhaferri i Durrësit.
Kush e kujton, ndërsa kandidonte për bashkinë e Durrësit në vitin 2011, Xhaferri u premtoi qytetarëve se: Do përmirësonte cilësinë e diellit dhe rërës të qytetit bregdetar.
Por gafat qesharake të Xhaferrit nuk mbarojnë këtu! Kur mbante postin Ministër Kulture, Xhaferri tha se po negocionte për kthimin e eshtrave të Ismail Qemalit.
Ministri nuk e dinte, se eshtrat e Ismail Qemalit prehen në Vlorë, ato janë zhvendosur në vitin 1932 nga qeveria e Ahmet Zogut. Ismail Qemali lindur në 1844, vdiq në Itali në 1919, dhe trupi i tij u soll në Kaninë të Vlorës, ku u varros fillimisht.
Partisë së Lulit nuk i mungojnë humbësat, thjesht ka nevojë edhe për ca doza humori më shumë!/Ekskluzive.al