Nga Artan Fuga
Rruga që lidh Him Kollin dhe Mujo Ulqinakun është e zënë nga qerpiçrat dhe gurët e masa prej betoni rrëzuar nga një banesë në shkatërrim e sipër.
Rrezikohen jetë banorësh dhe fëmijësh që shkojnë në shkolla e kopshte.
Lëre që qarkullimi është bërë shumë i vështirë për autoveturat me përmasa të vogla lëre pastaj për ato të mëdhatë që detyrohen të hyjnë në kundra sens.
Dy vetura kam parë që në tentativën për të hyrë janë dëmtuar duke çarë karrocerinë e tyre.
Hidhni mo në gjyq Bashkinë ! – u thashë drejtuesve të tyre, por ata më panë me habi.
Po, po, a do t’a bëjmë Tiranën si Stokholmi??? E po ja atje nëse vetura dëmtohet nga mosmirëmbajtje rrugësh a trotuaresh, a ku e di unë se çfarë, shpenzimet i përballon enti që nuk ka bërë detyrën e vet.
Përplasini të gjithë veturat atje dhe kërkojmë zhdëmtim nga NP2 e Bashkisë!
Pastaj ta shohin ata burokratët – militantë partie se çfarë do të thotë shërbim qytetarit!
Derra!
Kanë ata apo jo inspektorë rrugësh që t’u bien rretheqark rrugicave për të parë se çfarë ndodh apo jo!
Lironi qarkullimin !
Ne po presim!
Po e nisim me kaq sot, nesër do ta thellojmë raportimin me elemente të reja!
Kemi plot!