Vetëm një ditë pas plagosjes së efektives së policisë, 24 vjeçares Ina Nuka, gjatë protestën së djeshme përballë parlamentit, kur turma e banorëve të Astirit u përplas me policinë, Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe e ka shpallur atë në kërkim.
Policia dyshon se autor i ngjarjes është 18 vjeçari Danjel Dobraj, duke kqyrur kamerat, ajo ka bërë të mundur identifikimin e personit që lëshoi kapsollën drejt efektives duke e plagosur atë rëndë.
Si pasojë e plagëve të marra Ina Nuka humbi gishtat e dorës së djathtë dhe pati djegje në fytyrë nga kapsolla dhe u transortua drejt Stambollit ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas burimeve, mësohet se po vijohet puna për këqyrjen e pamjeve filmike të ngjarjes, për të bërë identifikimin e autorëve të tjerë të dhunshëm, që kanë hedhur lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë, duke plagosur edhe 11 të tjerë./Ekskluzive.al