osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pasi lajmëroi heqjen e rrogave të deputetëve që nuk shkojnë në Kuvend, Ruçi thirrje banorëve: Mos u keqpërdorni nga opozita!

Pasi lajmëroi heqjen e rrogave të deputetëve që nuk shkojnë në Kuvend, Ruçi thirrje banorëve: Mos u keqpërdorni nga opozita!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nga Libofsha u ka bërë thirrje banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re që të mos lejojnë që të përdoren për interesat e politikës, referuar mbështetjes së opozitës për protestën, por nëse kanë kundërshti ti drejtohen gjykatës.

Ruçi theksoi se aktualisht për procesin e shpronësimeve po zbatohet një ligj i miratuar nga Berisha kur ishte në qeveri dhe që përcaktonte kriteret. Zgjidhja për Ruçin nuk është dhuna, por ulja e tensioneve dhe diskutimet.

Kam ndjekur me shqetësim demonstrimin e qytetarëve të sheshi Shqiponja për legalizimet për një vepër madhore. Unë e ndjej fort se çfarë do të thotë të prishet shtëpia, me apo pa leje, se mbi të gjitha jam një si ata, jam fshatar që kam bërë shtëpi me duart e mia. Dhe kimetit shtëpisë ia di ai që ka pak lekë dhe e bën vetë. Gabimin që bëj unë dhe ti si kryefamiljar e paguajnë fëmijët, ndërsa gabimet që bëjnë politika e paguan e gjithë shoqëria.

Ata po paguajnë gabimet e politikës të djeshme dhe të sotme. Të cilët ndryshe flasin sipas ligjit kur janë në pushtet dhe ndryshe kur janë në opozitë.

Legalizimet me objekte publike nuk bëhen, ishte me firmë dhe me vulë të zotit Berisha dhe absolutisht ka zaptuar ligjin. Kjo marri 28 vjecare duhet të marrë fund.

Asgjë nuk zgjidhe në rrugë jashtë institucione dhe ligjit, zgjidhet në bashkëpunim. Ata që janë legalizuar do të marrin dëmshpërblimin dhe do të prishen, ata që nuk janë legalizuar qira dhënie dhe përparësi për kredi të buta.

Askush nuk mund të shkelë ligjin, mos shpërdorojmë hallin e tyre me hallin që ka politika duke i përdorur mish për top. Një vajzë e re 24 vjecare humbet gishtat e dorës se i intereson politikës. Prandaj u bëj thirrje që të ulemi të diskutojmë dhe të njohim ligjin.

Atyre janë interesat e qytetarëve, nëse pretendoni se zgjidhja është e padrejtë ka gjykatë. Nëse gjykata nxjerr urdhër pezullimi punimet pezullohen. Do të kërkoja qetësi dhe maturi për ta zgjidhur problemin.

Nga përplasja u lënduan 15 policisë dhe 3 qytetarë, ndërsa 25 persona u shoqëruan. Mes të plagosurve është edhe efektivja Ina Muka, e cila humbi dy gishtat e njërës dorë nga një kapsollë.

Qeveria dhe ARRSH kanë bërë thirrje banorëve që nuk kanë leje të lirojnë banesat dhe të largohen, ndërsa ata që janë të pajisur me të gjitha dokumentet do të marrin dëmshpërblimin e plotë. Por banorët të udhëhequr nga opozita kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë.