Ai është i njohur si “Zogu i Tiranës”, dhe shpesh tërheq vëmendje pas deklaratave që bën, e së fundmi edhe rreth jetës së tij personale.
Pas ndarjes nga e fejuara, disa muaj më parë ai kishte publikuar një foto ku shihej në krah të një femre, dhe bashkangjitur fotos kishte shkruar se ndodhej me “dashurinë e tij të re”.
Por edhe ajo lidhje i dështoi, e ndërsa tashmë ka gjetur një tjetër “dashuri të re”.
“Zogu” ka postuar disa foto teksa darkon me një femër brune, shumë seksi.