Me anë të një statusi në “Facebook”, ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani, akuzoi kryeministrin Rama se gjuha e përdorur prej tij është e dhunshme, njësoj si ajo e përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore.
Kjo lloj gjuhe sipas Manjanit, e ndihmon Ramën të fsheh krimin financiar të radhës me ndërtimin e projektit.
Manjani bënë fajtor kryeministrin, për të gjitha ngjarjet që ndodhën dje mes protestuesve dhe policisë, ku mbetën të plagosur rëndë 2 efektivë, ndërsa 10 të tjerë morën ndihmë mjekësore./Ekskluzive.al
Postimi i plotë i Manjanit:
Gjuha raciste, që nxit urrejtje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme!
Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë!
Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATO-s, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë!
Kjo lloj gjuhe në Europë është përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore.
Pas luftës perëndimi e ndaloi rreptësisht përdorimin e kësaj gjuhe.
Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente.
Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama.
Me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri! Ky quhet ABUZIM i pastër!