osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gati ligji i ri, ja si do të verifikohet pasuria e politikanëve të (pa)korruptuar!

Gati ligji i ri, ja si do të verifikohet pasuria e politikanëve të (pa)korruptuar!

Parlamenti ka vendosur të thjeshtojë procedurat për verifikimin e pasurisë për politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë në vend. Pak kohë më parë gazeta e lajmëroi se Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive po instalon një sistem, ku do të hidhen online të dhënat e pasurisë për të gjithë zyrtarët.

Falë këtij sistemi, qytetarët, mediat por dhe prokuroria do e kenë më të letë të bëjnë transparencë për këdo që ka të ardhura të pajustifikuara. Në kuadër të këtij projekti në Parlament është depozituar dje një projektligj, ku bëhet ndryshimi i një sërë neneve. Që tani e tutje deklarimi i pasurisë do të bëhet online.

“Të gjitha subjektet e ligjit dhe personat e tjerë të lidhur, që mbartin detyrim për deklarim, detyrohen të plotësojnë deklaratën e tyre në formë elektronike me mjetet e komunikimit elektronik, të vëna në dispozicion nga Inspektorati i Lartë dhe ta paraqesin personalisht, në formë fizike, të mbyllur në zarf në strukturat përkatëse të institucioneve, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj për të gjitha llojet e deklarimit.

Deklarata e dërguar me mjete të komunikimit elektronik konsiderohet e marrë me plotësimin dhe dërgimin në sistemin e deklarimit me mjetet elektronike”, thuhet në ligj. Por nga ana tjetër, aty është përcaktuar që do të rritet bashkëpunimi me bankat.

Nëse ILDKP kërkon të dhëna nga një bankë për një subjekt, ajo është e detyruar t’i vërë në dispozicion të gjitha informacionet për llogari apo transferta të dyshimta.

“Me kërkesë të Inspektorit të Përgjithshëm apo inspektorëve të autorizuar prej tij, bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera, që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të japin të dhëna për depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga personat që, sipas këtij ligji, kanë detyrimin për deklarim”, thuhet më tej në ligj. Po ashtu aty janë dhënë detaje dhe se çfarë janë të detyruar të deklarojnë pushtetarët shqiptarë.

Sqarimet

Propozuesi i ligjit është deputetja Klotilda Bushka dhe në relacion ajo ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e draftit. Sipas relacionit, kërkesa ka ardhur nga ndërkombëtarët.

“Në këtë kuadër, ILDKPKI, në zbatim të nenit 4/2 dhe nenit 34 të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, i cili i hapi rrugën mundësisë së plotësimit dhe depozitimit të deklaratave elektronikisht, me qëllim jo vetëm modernizimin e sistemit të deklarimit të pasurisë, por edhe rritjen e efiçensës dhe efikasitetit të kryerjes të kontrollit të deklaratave të interesave privatë për subjektet deklarues, me mbështetjen e vyer të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, filloi zbatimin e dy projekteve për asistencë teknike dhe financiare”, thuhet në relacion.

USAID nëpërmjet Projektit “Transparency in Health Engagement”, implementuar nga University Research Co. URC prokuroi fondet e nevojshme për pjesën e programimit të sistemit, duke nënshkruar një kontratë me afat mars 2019 me firmën e përzgjedhur për asistimin e ILKDPKI në zhvillimin, instalimin e programit dhe testimin e funksionalitetit të tij.

Sipas relacionit, aktualisht ILDKPKI është duke punuar dhe koordinuar proceset ndërmjet të dy donatorëve kryesor USAID/Këshilli i Evropës, në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale lidhur me asistencën e dhënë në ngritjen dhe vënien në funksionim të sistemit elektronik të deklarimit të interesave private, të cilët pritet të dorëzojnë produktet e tyre brenda muajin mars 2019./Sot