Luajti role te ndryshme, por spikati me rolin e Rushkes te komedia “Shoku Niqifor” e Pellumb Kulles, permes se cilit vizatoi nje karakter komik interesant, njeriun e drejtuar e komfuz, qe ngaterohej me te tjeret e vetveten, duke shfrytezuar mire kundertite ne sjellje, pershtatje, veprim, cka u vleresua edhe me cmimin ne finalen e teatrove.
Ne skenen e ketij teatri, si dhe teartin “Skampa” te Elbasanit u vu drama e tij “Shpagimi“. Ne vitin 1983 u trasferua ne Teatrin Popullor, ku luajti rolet te natyrave te ndryshme, si ne shfaqet “Prometeu“ e Viktor Eftimiut, “Moserati“ e Emanuele Robles, “Shtepia me dy porta“ e Ruzhdi Pulahos, “Zbutja e kryeneces“ e Shekspirit, “Valsi i Titanikut“ e T.Mushateskut etj. Roli me te cilin pati nje sukses te dukshem ishte ai i Sandrit te komedia “Pallati 176“ e Adelina Balashit.
Pas vitit 1990 ai spikati si komediograf duke shkruar disa vapra, si; Zoti godet me puter ( 1995), Ne katin e dyte eshte parajsa(1996), Mashtruesit (1997), Sa mire beri qe vdiq (1998), Kush e ka fajin (2000), Cmendina (2001), Pesha e Fajit (2003), Kush ma martoi vajzen (2005), Buburreci(2006), Porta e perrallave (2006), Koha e arlekineve (2007), Mashtrues me licence (2008), Nje ze ne shkretetire (2010) dhe Familja ne Shi (2013).
Ilir Bezhani ben shqetesim te komedive te tij tema e dukuri te mprehta sociale te periudhes se ndryshimeve rrenjesore ne shoqerine shqipetare post komuniste, te quajtur ndryshe perjudha e tranzicionit.
Tonet jane jo vetem ironike e sarkastike, por ato shoqerohen me nje patos te forte qytetare kunder deformimeve te frikshme sociale e psikologjike te njeriut te sulmuar nga lakmia per fitime te pa merituara, nga mashtrimi ipokrizia, iluzionet e rreme, populizmi politik, hainia, shperrnderimi I karakterit si pasoje e korruptimit etj. Situatat komike rendom strukturohen mbi peripetsi te shumta, apo kthesa te befta, sikurse edhe perputhur tipologjive te nje koliziani te hapur me perbadhje personazhesh, te cilet duhet t’ia hedhin njeri- tjetri, te fshehin te verteten qe po zbulohet cak pas caku apo te luajne role- maska. Mashtruesit ben nje prerje groteske te problemit te tjetersimit te prones se trasheguar.,Sa mire beri qe vdiq, fale nje gjetje interesante, shtron problemin e shperdorimit te vlerave njerezore nga tundimi per para, duke e kaluar zgjedhjen deri ne optiken simbolike dhe parabolen e shkretimit dhe pjellorimit (jo thjesht te gruas shterpe qe me ne fund mbarset, por te shoqeris mbare),.
Te Buburreci apelohet per ndarjen morale, virtyt, paqtim dhe tejkalim te se keqes,qe ka shprishur njerezit. Komedia Mashtruesit eshte perkthyer ne frengjisht dhe eshte vene ne Paris ne teatrin wxhangie nga regjisori francez Domenique Dolmieo, 1998, duke u mirepritur nga publiku. Ka marre pjese ne edicionin e njohur frances “Les bell entrangies”bashke me 12 shkrimtare te tjere shqipetare si dhe ne festivalin “ Peti Peti”, ku vuri me aktore frances komedine Sa mire beri qe vdiq.
Vepra “Mashtruesit” u vu ne skene ne 2010 edhe ne Teatrin Kombetar te Prishtines, Kosove. Gjithashtu, kjo veper u vu ne skene dy vjet me vone ne Festivalin e filmit ne Trieste, Itali.
I. Bezhani ka botuar 7 libra ne gjuhen frenge. Se fundmi, ka botuar librin “Shtiza e Fatit”.
Per post si aktor dhe dramaturg, ai ka vene ne skene si regjisor pothuajse te gjithe pjeset dhe komedite e tij, duke u perkujdesur posacerisht per vertetesine e tablove dhe situatave komike , per marrdhenie sa me te besueshme midis aktoreve, per krijimin e karaktereve komike, si kunder edhe per dinamiken dhe ritmin pergjithesisht te larta te veprimit skenik. Me nje numer komedish te shkurtra, qe e merrnin shtyren nga fiabula te njohura te folklorit shqiptar, ai ndertoi nje shfaqe te hirshme, plot humor, me tipa e karaktere interesante, te titulluar Porta e perrallave (2006), me te cilen fitoi Cmimin e Pare ne Festivalin e Humorit ne Vlore.