Andon Qesari është aktor dhe regjisor shqiptar. Ai lindi në fshatin Qeparo të Vlorës më 27 qershor të vitit 1942. Në 1966 diplomohet për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.
Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
Veprimtaria aktoriale
Doktori pacient (Aleksi)
Epoka para gjyqit (Qamil Beu)
Ezopi (Ksanthi)
Fernando Krafi më ka shkruar një letër (Konti)
Furnalta (Fen)
Intrigë dhe dashuri (Vurmi)
Monserati (At Kormili)
Opertunesku (Komisari)
Prometeu (Zeusi)
Romeo e Zhulieta (Kapuleti)
Shënomëni dhe mua (Besniku)
Tragjedia e Deas (Luixhi)
Vizita e damës plakë (kryetari)
Vizita e inspektorit (Berlingu)