osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Thaçi mesazh të prerë Serbisë: Harrojeni Evropën, pa njohur Kosovën

Thaçi mesazh të prerë Serbisë: Harrojeni Evropën, pa njohur Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh të fortë dhe të qartë Serbisë, teksa ka deklaruar se nëse ajo nuk njeh Kosovën nuk do të mund të shohë perspektivën evropiane. Thaçi ka bërë një deklaratë befasuese dhe të papritur lidhur me marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Serbisë.

Në një intervistë televizive, Kreu i Shtetit kosovar deklaroi se brenda vitit 2018 të arrihet një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Presidenti Thaçi e shikon arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve si një nevojë, pa të cilën nuk mund të shohin dritën evropiane. Sipas tij, të dyja vendet duhet të lënë pas të shkuarën dhe të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet mes tyre, pasi ndryshe nuk do të mund të shohin perspektivën evropiane.

“Kjo marrëveshje do të çojë në një normalizim të plotë të marrëdhënieve tona dhe njëherësh në pajtimin e popujve tanë. Paqja mes Kosovës dhe Serbisë do të thotë paqe për Ballkanin Perëndimor. Paqja është gjithashtu një mesazh për evropianizimin e të gjithë hapësirës në të cilën jetojmë. Shpresoj se do të jetë një marrëveshje e standardeve dhe modelit evropian. Bashkimi Evropian tani duhet të marrë rolin e tij aktiv, dinamik dhe udhëheqës, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është momenti dhe lidershipi i duhur për arritjen e marrëveshjes që ka munguar në njëqind vjetët e fundit dhe që do ta hapë perspektivën për brezat e ardhshme.

Serbisë nuk do t’i lejohet që t’i bashkohet Kosovës, sepse BE-ja nuk është e interesuar për krijimin e një Qiproje të dytë në Evropë. Gjithashtu, thotë Thaçi, së shpejti do të vijë edhe tema e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që, sipas tij, do të jetë në fakt një formë e njohjes së pavarësisë. Pyetja që shtrohet është se si mendon Serbia të hyjë në BE, me cilin territor? Me Kosovën si pjesë e territorit të saj. Jo, kurrë. Me cilën popullsi? Me popullin e Kosovës si pjesë e Serbisë? Kurrë”, ka deklaruar Thaçi.

Kreu i shtetit theksoi se nëse ka vullnet të mirë, nëse tregojmë përgjegjësi të lartë shtetërore dhe historike për t’u orientuar drejt së ardhmes, pres që do të ketë vullnet të ndërsjelltë për njohjen e dyanshme. “Kosova është gati, por një gjë është e sigurt: as Serbia dhe as Kosova nuk do të kenë një të ardhme evropiane pa një marrëveshje të përbashkët dhe njohje të dyanshme. Pra, as Serbia nuk mund të bëhet pjesë e familjes evropiane pa njohjen e kosovës. Prandaj, sa më parë ta bëjë Serbia këtë, aq më mirë do të jetë për vetë Serbinë”, u shpreh Thaçi.

Thaçi tha se ndërtimi i shtetit të Kosovës nuk është një garë dhe nuk është i orientuar kundër Serbisë. “Serbia gabon kur pretendon se po merret me Kosovës dhe që po humb kohë për ta bllokuar Kosovën. Këshilla ime është që përqendrohen në punët e tyre dhe të mos merren me Kosovën, sepse kjo është vetëm humbje energjisë për ta, ngase pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm. Jam i vetëdijshëm për sfidat që kemi në drejtim të konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, por njëherësh jam i bindur se Kosova do të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara, UNESCO-s, Interpol-it dhe të gjithë mekanizmave ndërkombëtare”, ka thënë presidenti i Kosovës.

Serbisë nuk do t’i lejohet që t’i bashkohet Kosovës, sepse BE-ja nuk është e interesuar për krijimin e një Qiproje të dytë në Evropë. Gjithashtu, thotë Thaçi, së shpejti do të vijë edhe tema e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që, sipas tij, do të jetë në fakt një formë e njohjes së pavarësisë. Thaçi theksoi se “pyetja që shtrohet është se si mendon Serbia të hyjë në BE, me cilin territor? Me Kosovën si pjesë e territorit të saj. Jo, kurrë. Me cilën popullsi? Me popullin e Kosovës si pjesë e Serbisë? Kurrë”, ka shtuar ai.

I pari i vendit theksoi se Kosova ka mirëpritur strategjinë e paraqitur nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, mbi zgjerimin e BE-se në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovës, edhe pse, siç tha ai, priste qartësi më të madhe.

“Por, ka kohë që kjo strategji të ndryshohet dhe korrigjohet. Duhet të përmbushim obligimet tona. Kosova do të ketë liberalizimin e vizave dhe një rrugë të sigurt evropiane”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Thaçi tha se, përkundër faktit që ende nuk është dënuar askush për rreth 400 masakra të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë nga vetë shteti serb, Kosova ka treguar vullnet të mirë për krijimin e Gjykatës Speciale, edhe pse ai e konsideron atë si një padrejtësi historike.

Thaçi nënvizoi se bëhet fjalë për padrejtësi në pretendime për drejtësi. Ai tha se ky është çmimi i lirisë që Kosova po e pagun për ta ruajtur partneritetin me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në.

“Për shkak të bashkëpunimit më SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, Kosova ka themeluar këtë gjykatë. Por ne gjithmonë e kemi vlerësuar këtë gjykatë si një padrejtësi historike, sepse historia nuk mund të rishkruhet, dhe njëherësh Kosova ka qenë viktimë e gjenocidt të kryer nga Serbia dhe i kemi rezistuar një diktatori, Sllobodan Millosheviqit”, ka thënë Thaçi.

Më tej, Thaçi theksoi se Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me drejtësinë ndërkombëtare dhe shtoi se gjykata do të funksionojë me legjislacion të Kosovës dhe me autoritete ndërkombëtare. Thaçi tha se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur dhe se është në interes të përgjithshëm që e vërteta të ndriçohet. I pyetur në Kosova do t’i heq vizat për Bosnjë e Hercegovinën, presidenti Thaçi tha se Kosova duhet të ketë marrëdhënie të mira me Bosnjën./Pamfleti.com