Deputetja Demokratike Grida Duma ishte sot e ftuar në emisionin “Open” të drejtuar nga Eni Vasili në Top Channel. Por teksa ajo fliste me pikëllim për varfërinë dhe për zonën e Unazës së Madhe, ra në sy veshja e saj tejet e kushtueshme.
Siç mund të shihni edhe nga kjo foto në emisionin “Open”, Grida Duma ka veshur këpucë firmato të markës Louboutin, të cilat kushtojnë 1200 euro.
Mjafton vetëm çmimi i këpucëve, pa llogaritur edhe veshjet dhe aksesorët e tjerë për të kuptuar luksin ku jetojnë deputetët e PD në një kohë që flasin me pikëllim për varfërinë.