Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë ka ndodhur në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë ku policia greke ka vrarë një shqiptar që po transportonte drogë pranë kufirit.
Mësohet se trafikantët shqiptarë kanë qëlluar me kallashnikov ndaj policisë greke dhe kjo e fundit është kundërpërgjigjur duke vrarë njërin prej tyre, por edhe një polic grek ka mbetur i plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vissani në Janinë.
Policia greke thotë se në vendngjarje ka gjetur dy kallashnikovë dhe se vazhdon ndjekjen ndaj 4 shqiptarëve të tjerë. Gjithashtu në vendgjarje janë gjetur 100 kg marijuanë.
“Kemi gjetur 2 Kallashnikove ne vendin e ngjarjes. Po vazhdojmë kërkimin për shqiptaret. Po tentojnë të futen në ShqipëriJemi në ndjekje te 4 shqiptarëve. Ne vendngjarje mund te jene rreth 100 kg marijuana. Eshte rrethuar zona e Pogonit ne Janine”, njofton policia greke.