Thirrja e sotme e beftë e Presidentit të Republikës Ilir Meta për tu distancuar nga aktet e dhunës duket se shënjestronte eksponentët e partisë që drejtohet prej bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Siç mund ta shikoni në këto fotografi, një grup protestuesish sulmuan makinat e policisë duke mos lejuar shoqërimin e atyre që kishin ushtruar akte dhune ndaj punonjësve me uniformë.
Ata që organizonin sulmin ndaj punonjësve të policisë ishin një grup deputetësh të Lëvizjes Socialiste për Integrim të njohur ndryshe si “grupi i çizmes” së Monikës.
Në krye të tyre Endrit Brahimllari, Flojda Kërpaçi, Kejdi Mehmetaj dhe Nora Malaj. Nga pamjet vihen re dhe dy zonja të veshura me klas, pardesy dhe super taka, aspak të përshtatshme për protesta. Ato janë hiç më pak se deputetët e LSI-së Klajda Gjosha dhe Silvi Caka.
Ndonëse thirrja e Presidentit ndaj deputetëve të ish-partisë së tij duhet përshëndetur, mbetet enigmë pse Presidenti Meta preferoi ti tërheqë vëmendjen Monikës publikisht me deklaratë zyrtarë në një kohë kur mund të priste pak orë për tu takuar në shtëpi e të ja thoshte ballë për ballë.