Po botojme me poshte nje foto qe do te beje me siguri xhiron e mediave ne pak minuta.
Eshte fotoja e Ina Nukës, polices 27 vjeçare qe dergjet ne spitalin e traumes dhe qe sot doli nga shtepia per te shkuar si çdo dite ne pune, pa e ditur se nje moment fatal do t’i jepte nje kthese dramatike jetes se saj.
Nuk ishte e trajnuar, kjo qe gjithcka qe kreu i opozites Basha mundi te thoshte per kete vajze te gjore qe nje kapsolle e hedhur nga persona te verbuar nga mllefi, i shkaterroi thuajse komplet njeren dore dhe bashke me te i komplikoi dramatikisht jeten ne lulen e moshes.
Drama e Ines eshte sot nje pasqyre e ashpersise dhe brutalitetit shqiptar.
Eshte dhe nje apel per mendjet e nxehta te nje opozite te hutuar, qe po i fryjne me te gjitha bulçite zjarrit te rrezikshem te konfliktit social ne zemer te Shqiperise.