Degradimi i Sali Berishes duket se ka arritur ne nje pike pa kthim. Pasi doli dhe sulmoi policine (edhe pse viktimat sot ishin policet dhe askush tjeter) pas protestes ku nje efektive policia 24 vjecare (Ina Nuka) mbeti e plagosur rende dhe humbi kater gishta nga nje kapsoll i hedhur nga protestuesit, ka vazhdua me degradimin e tij.
Nderkohe qe efektivja Ina Nuka ishte ne operacion per gishtat qe kishte humbur, Sali Berisha poston ne Facebook nje foto te efektives Luljeta Osmanin (gjithashtu te plagosur lehte), duke e quajtur ate ndrikull dhe duke pretenduar se ajo eshte Ina Nuka.
Natyrisht qe e verteta eshte krejt tjeter. Fotoja qe ka publikuar Berisha eshte e nje efektiveje tjeter, pra Luljeta Osmanit, e cila eshte plagosur lehte. Ndersa Ina Nuka qe ka keputur gishtat ndodhej ne operacion.
Berisha duke dashur te thote se askush nuk ka keputur gishtat, ka bere nje tjeter gomarllek qe nuk i shkojne nje ish-presidenti, ish-kryeministri te nje vendi, i cili pervecse genjen edhe fyen femrat shqiptare dhe policine e shtetit te tij./Lexo.al
Ja postimi i plote i tij:
Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat!
Te dashur miq, kjo eshte ndrikulla per te cilen mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu, sipas te cileve ajo ka humbur 4 gishtrinje nga eksploziv i hedhur nga protestuesit. Siç shihni nga foto ajo ka nje demtim te nje gishti ndaj dhe nuk eshte fashuar as pellemba dhe as gishtrinje te tjere.
Duke i thene te shkuara, le te keshillojme ndrikullen me uniforme te ruaj gishtrinjte sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat per hir te vijes se kuqe!
ps: Vendosja e policeve ne rreshtin e pare perballe demostruesve eshte model i Gedafit. sb