Banorët e “Unazës së re” protestuan sot para ku u bë si një ndeshje midis grupeve për territore, një protestë e dhunshme ku pati shumë të lënduar.
Banorët e Astirit janë përplasur fizikisht më policinë ku mbetën të lënduar dy punonjës të uniformave blu, një police e cila humbi gishtat dhe një efektiv i cili humbi dëgjimin në një vesh.
Fill pas mbarimit, policia ka arrestuar 11 prej tyre ku një ndër to është Dorian Protoduari 30 vjeç, i cili ishte i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”.
Ky i fundit, jo vetëm që ka qënë një nga më aktivët në protest por edhe një militant i flaktë i Partisë Demokratike.
Me një kërkim të thjeshtë në profilin e tij në Facebook, zbulohet se është “Frekuentues” i rregullt i protestave dhe militant i PD.
Ku në një postim ai falenderon edhe deputetin e PD Klevis Balliu. Dhe sot në arrestimin e tij nga policia ai ishte në shoqërinë e deputetit të PD Klevis Balliu.