Diten e sotme perballe Kuvendit u zhvillua nje proteste nga disa banore te Astirit dhe opozita e cila po e perdor paligjshmerine e ndertimeve te tyre dhe ata vete per politiken e saj te dites.
Por, jo vetem kaq. PD ka aktivizuar edhe miltantet e saj qe te shkojne ne proteste sot, ku u ushtrua dhune fizike nga protestuesit e ku nga kapsollat humbi 4 gishta efektivja Ina Muka dhe u plagosen 12 police te tjere.
Policia ka bere publike listen e 11 personave te shoqeruar per dhunen ndaj policise, ku nder ta bie ne sy emri i Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç, i cili po ti hedhesh nje sy te shpejte profilit te tij ne Facebook, duket qarte se eshte militant i flakte i PD-se dhe shperndan postimet e te gjithe funksionareve te saj.
Mesa duket, ne proteste kane qene vetem miltante te PD-LSI-se me ne krye Klevis Balliun, pasi nuk shpjegohet ndryshe se si ka mundesi qe skenaret jane ala PD, me dhune e gjak.
Me poshte disa nga fotot e Albanit, ku duket pjesemarres ne cdo tubim te PD dhe shperndares i mesazheve te opozites ne menyre te vazhdueshme.